Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Foto e rrallë: Pesë vajzat shqiptare në Tepelenën e viteve '20

Lapsi.al 25 February 2015
Foto e rrallë: Pesë vajzat shqiptare në Tepelenën e viteve

Gazetari Ilir Ikonomi ka publikuar një fotografi të viteve të 20 të shekullit të kaluar. Aty ka sqaruar se fotoja është marrë prej koleksionit të amerikanëve Frank dhe Frances Carpenter.

Lexojeni të plotë sqarimin:

 

"Kjo fotografi mahnitëse, e titulluar “Pesë vajza që thurin”, është marrë nga koleksioni i amerikanëve Frank dhe Frances Carpenter, që gjendet në Bibliotekën e Kongresit dhe mund të vizitohet online. Duhet të jetë bërë në vitin 1920.

Frank Carpenter ishte gjeograf dhe fotograf që shëtiste nëpër botë dhe shkruante tekste gjeografie. Frances ishte e bija. Frank Carpenter është autor i rreth 20 librave të përmbledhur në serialin Carpenter's World Travels, të cilët u bënë mjaft popullorë mes viteve 1915- 1930.

Fotoja ka kapur në një moment sinqeriteti 5 vajza shqiptare që thurin me shtiza në Shqipërinë e pas Luftës së Parë Botërore. Carpenter i ka fiksuar të pesta të përqendruara në punën e tyre, por edhe të vetëdijshme për të huajin përballë që po i fotografon.

Ka shumë mundësi që ajo të jetë bërë gjatë udhëtimit të fotografit në Tepelenë. Frank Carpenter shkoi atje bashkë me një mision ndihme të Kryqit të Kuq amerikan, pas një tërmeti që shkatërroi qytetin më 20 nëntor 1920 dhe që la 36 të vrarë".

Të këshilluara

Arsyet pse grinden çiftet

Për çfarë arsye grinden çiftet? Sipas një hulumtimi të bërë në Britani, mesatarisht çiftet grinden 312 h...

17:57

Seksi perfekt zgjat 10 minuta

Seksi perfekt zgjat 10 minuta. E kanë mbështetur këtë teori 50 specialistë për revistën amerikane “Society for Sex Ther...

08:30

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI