"Shumë e dobëëët!”, “Je e çmendur?!”, “Lëre palestrën urgjentisht”. Janë këto disa nga komentet negative të të atyre që janë mërzitur me modelen Sarah Stage. Ajo është shtatzënë dhe ka dokumentuar shtatzëninë e saj javë pas jave në Instagram. Trupi i vajzës nuk reflekton prioritetin që ajo duhet të ndjekë në të vërtetë. Më së shumti gratë i thonë se e rëndësishme është që femija të lindë i shëndoshe dhe më pas linjat e saj fizike. Vetë modelja ka shpjeguar se ushqyerja e saj është e shëndetshme dhe nuk beson se fëmija do të ketë probleme. “Një grua është ajo që do të jetë” – u përgjigjet ajo kritikave./lapsi.al/
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.