Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kjo kameriere mori bakshish 36 dollarë dhe një letër prekëse

Lapsi.al 14 March 2015
Kjo kameriere mori bakshish 36 dollarë dhe një letër prekëse

Claire Hudson është një vajzë 25 vjeçare që punon si kameriere në restorantin “Mac's Grub Shak”  në Spring Hill të Floridas. Vajza e re ka treguar për publikun një histori mjaft prekëse që i ka ndodhur pak ditë më parë. Një klient i ka lënë një bakshish prej 36 dollarësh për një faturë vetëm 30 dollarë. Kjo ishte diçka e çuditshme për Claire. Kur ajo shkoi në tavolinën që ishte ulur ai person ajo gjeti një letër të shkruar me dorë. “Sot është ditëlindja e vëllait tim dhe ai do të mbushte 36 vjeç. Çdo vit unë shkoj të ha pjatën e tij të preferuar (një hot dog) dhe lë bakshish aq sa do të ishte mosha e tij. Gëzuar ditëlindjen Wes!” – thuhet në mesazh.

“Kur e lexova nisa të qaj dhe mu desh që të pushoja pak përpara se të kthehesha sërish në shërbim” – tregon Claire. “Duam të vihemi në kontakt me këtë klient misterioz sepse duam të dimë cilët ishin përbërësit e preferuar të vëllait të tij në mënyrë që ta fusim në menu një panine me emrin “Wes”- tha ajo.

Të këshilluara

20 ide të gabuara për seksin

Aaron Carroll dhe Rachel Vreeman janë autorët e një libri të sapopublikuar në SHBA me titull: “Mos e fut atë aty”. Ata...

20:27

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI