Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rregullat e arta për një marrëdhënie perfekte

Lapsi.al 14 March 2015
Rregullat e arta për një marrëdhënie perfekte

- Thyeni rutinën për të mbajtur gjallë romancën.

- Mësoni dhe nxirrni përfitime nga çdo debat apo konflikt që mund të keni me partnerin apo njeriun e zemrës.

- Vendosuni në vendin e partnerit/partneres, për të kuptuar se çfarë pëlqen dhe çfarë nuk pëlqen tek ju.

- Qeshni bashkë sa më shumë të mundeni,pasi është shumë e rëndësishme që në çift të mbizotërojë lumturia.

- Tregohuni përherë të sinqertë dhe shprehni çfarë ndieni.

- Zbuloni se çfarë ndien partneri juaj.

- Mundohuni të kuptoni se çfarë ndieni në të vërtetë kur nuk e keni pranë partnerin/partneren.

-Zbuloni se çfarë ndien ai që keni pranë jush kur nuk është me ju.

- Kushtojini vëmendje mënyrës së si partneri/partnerja juaj dëshiron që ju ti falni dhe shprehni dashurinë.

- Afrojini personit që keni në krah gjithmonë mbështetje.

- Mos hezitoni ta pyesni nëse ka ndonjë problem.

- Kushtojini vëmendje dëshirave të tij/saj.

- Merrni gjërat pozitive të personit me të cilin po kaloni jetën, apo një pjesë të saj.

- Mundohuni të evitoni anët e tij/saj negative.

- Pranoni gabimet tuaja dhe merrni përsipër përgjegjësitë.

- Tregohuni të gatshëm për të eksperimentuar dhe për të mirëpritur gjithçka të re në çift.

- Kërkoni falje në rastet kur e teproni dhe jeni fajtorë.

- Mundohuni të ndiqni intuitën tuaj për të vepruar në disa raste.

- Shfrenoni fantazinë dhe surprizoni partnerin/partneren.

- Ruani gjithmonë një iluzion për të ardhmen.

- Respektoni hapësirat private të gjithsecilit./GazetaExpress/

Të këshilluara

Seks në kuzhinë? Pse jo!

Si bëhet kjo? Ku? Me ushqime? Si është sexy? Ekspertët japin 101 mënyra për të pasur marrëdhënie seksuale ...edhe m...

20:23

20 ide të gabuara për seksin

Aaron Carroll dhe Rachel Vreeman janë autorët e një libri të sapopublikuar në SHBA me titull: “Mos e fut atë aty”. Ata...

20:27

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI