Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Manual për zbulimin e tradhëtisë së burrave

Lapsi.al 3 February 2015
Manual për zbulimin e tradhëtisë së burrave

Ju tradhton partneri? Ja 3 mënyrat për ta zbuluar: Askush nuk e vë në dyshim faktin që është e dhimbshme të mendosh se partneri yt të tradhton. Megjithatë, nëse keni arsye për ta menduar një gjë të tillë, atëherë mund të filloni hetimin tuaj bazuar në sjelljet e tij që çojnë në përfundimin se ai nuk po ju qëndron besnik.

1. Shikoni se çfarë bën:

- Ai nuk është më aq entuziast për të kryer marrëdhënie seksuale si më parë;

- Kur kryen marrëdhënie fillon të sillet ndryshe nga herët e tjera;

- Ka ndjenjën e turpit dhe nuk dëshiron që ta shihni të zhveshur;

- Është tejet i mirësjellshëm në shtëpi;

- Fillon të bëjë dhurata edhe pa arsye; (por kujdes, ndoshta thjeshtë po kujdeset)

- I ndryshon natyra menjëherë pas një telefonate apo mesazhi;

- Sillet shumë protektiv ndaj telefonit të tij;

- E fik telefonin për orë të tëra;

2. Shikoni pamjen e tij:

- Fillon të rruhet më shpesh se më parë;

- Tregon më shumë kujdes për trupin e tij;

- Ndryshon parfumin;

3. Hetim i mirëfilltë:

- Kontrolloni sirtarët e tij;

- Kontrolloni kompjuterin;

- Kontrolloni llogarinë bankare;

- Kontrolloni telefonin;

- Ndiqeni nga pas./GazetaExpress/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI