Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kënaqësitë që nuk duhet të anashkalojë një femër

Lapsi.al 30 January 2015
Kënaqësitë që nuk duhet të anashkalojë një

Seksualiteti femëror mbase është më i komplikuar se ai mashkullor, mirëpo për këtë kemi shumë më tepër mundësi për kënaqësi intensive. Orgazmat janë si një mister disi i pa treguar. Prandaj për të pasur një performancë të shkëlqyer seksuale duhet t’i keni parasysh të gjithë këta faktorë dhe veçanërisht të vlerësoni rolin e shkëmbimit e të lojës, në mënyrë që të ndieni eksperiencën e orgazmës duke e lënë veten të lirë.

Orgazma klitorale

Klitorisi ka më shumë se 8.000 përfundime nervore, dyfish më shumë sesa penisi. Mund të quhet ndryshe motori i kënaqësisë. Është i vetmi organ i trupit njerëzor që është krijuar ekskluzivisht për të ndjerë kënaqësi. Orgazma klitoriale mund të ketë 316 kontraktime dhe mund të zgjasë 1030 sekonda. Mirëpo kjo nuk e përjashton mundësinë që disa femra të mund të përjetojnë orgazëm të shumëfishtë që shkaktojnë edhe kontraktime në vagjinë.

Orgazma vaginale

Vagina nxitet nga nervat të cilat gjenden në pjesën e komblikut. Por, jo të gjitha gratë e njohin orgazmën vagjinale të pastër. Madje vetëm 30% e tyre e ka provuar. Shumë të tjera pranojnë se provojnë një orgazëm vaginale me kusht që njëkohësisht të stimulohet klitori. Orgazma vagjinale mund të zgjasë deri në 30 minuta. Në çdo rast, si në rastin e orgazmës vagjinale ashtu edhe në atë klitorale, vagjina përfshihet, përderisa muskujt e saj kontraktohen në mënyrë ritmike dhe të pavullnetshme.

Orgazma anale

Përqendrimi i dytë më i madh i përfundimeve nervore në trupin tonë gjendet në anus. Anusi është i lidhur me muskujt kryesorë të komblikut, prandaj kur muskujt fillojnë të tendosen gjatë orgazmës, kjo ndihet edhe në vagjinë dhe në kanalet urinare. Seksi anal nuk është dhe aq i pazakonshëm, por nuk është dhe diçka e cila i pëlqen çdokujt. Mos kaloni nga seksi anal në atë vagjinal pa zëvendësim të prezervativëve apo pa pastrimin e drejtë, sepse kjo e ekspozon vagjinën ndaj një sërë bakteresh dhe shton rrezikun e infeksioneve.

Pika G

Pika G e njohur si pika më ë fortë e orgazmës që arrijnë femrat sjell tek ato ndjesi të mrekullueshme. Ajo, është pozicionuar pikërisht brenda uretrës, kanali që lejon urinën të dalë nga fshikëza. Për këtë arsye provohen ndjesi të veçanta kur në disa pozicione penisi mbështetet në të. Kur pika G stimulohet mjaftueshëm, orgazma shoqërohet edhe nga shpërthimi i lëngut, që nuk del nga vagina por nga i njëjti vend prej nga del edhe urina. Atëherë mund të flasim për një ejakulim femëror.

Orgazma e fuqishme e zgjatur

Fjala është për orgazmën e thellë, intensivisht të fuqishme klitorale e cila zgjat shumë. Arrihet ashtu që mu në fund kur e tërhiqni pak dhe ndryshoni llojin e prekjes. Të dy partnerët patjetër duhet të jenë shumë të relaksuar, ndërkaq është e dëshirueshme që provoni teknikën anash-fillo kur të ndieni që jeni afër kënaqësisë kulmore.

Orgazma e bashkuar

Kur dy zona stimulohen njëkohësisht, kënaqësia është e dyfishtë, transmeton Telegrafi. Për orgazëm të fuqishme provoni të kombinoni orgazmën nëpërmjet pikës G dhe klitorisit.

Me thimtha deri te orgazma

Orgazma mund të përjetohet edhe me prekjen e sisëve dhe thimthave. Shumica e femrave thonë që në atë mënyrë ndiejnë lidhjen midis sisëve dhe klitorisit.

Zona e orgazmës

Shumica do të pajtohen që kjo është njëra ndër llojet më të magjishme. Disave thjesht u mjafton që t’i përkëdhelni nëpër qafë, t’i kapni për pjesë të caktuara të trupit dhe ata dorëzohen. Për të pasur sukses është e nevojshme që detajisht të hulumtoni trupin dhe të gjeni të gjitha zonat erogjene. /Telegrafi/

Të këshilluara

Gabimet në një puthje

Puthja është gjendja fizike e poezisë! Patjetër se keni përjetuar puthje të tmerrshme. Kjo zakonisht ndodh prej gabimeve të m...

10:54

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI