Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Nuk është më Amsterdami, kryeqyteti evropian i prostitutave

Lapsi.al 29 January 2015
Nuk është më Amsterdami, kryeqyteti evropian i prostitutave

Kryeqyteti evropian i prostitucionit? Nuk është Amsterdami. Nëse të gjithë e shohin Holandën si vendin më pikant të Kontinentit të Vjetër, “skeptri” tashmë i shkon ...Gjermanisë! aty jetojnë tashmë për shumë prostituta në raport me numrin e popullsisë se në çdo vend tjetër të BE. Sipas shifrave të fundit që raporton “Telegraph” në këtë vend janë mbi 400 mijë prostituta që u shërbejnë çdo ditë më shumë se 1 milion burrave. Në Gjermani, shtëpitë publike janë hapur ligjërisht që nga viti 2002. Një biznes që menjëherë pas një viti pati si përfitim 5 miliard euro. Sot llogaritet që nga ky biznes të fitohet rreth 15 miliard euro. E para “Shtëpi publike” ishte “Pashka”, një ndërtesë me 12 kate që hapi dyert në Këln. Menjëherë pas saj u hapën të tejra si “kërpudhat”. Klube seksi në kuptimin e vërtetë të fjalës, me sauna speciale dhe qendra për masazh. Këtu mund të bësh seks me 100 euro, por kjo nuk është mundësia e vetme për ta bërë. Në autostradë, për shembull, ka “karavane” ku mund të ndalosh për këtë punë apo në rrugë pedonale janë ngritur ato që quhen “sex box” (kuti seksi) ku mund të shkosh me një prostitutë për vetëm 10 euro. Këto kuti janë si garazhe druri. Brenda ka vetëm një buton që mund ta shtypësh vetëm në rast emergjence.

Parajsa është qyteti Saarbrücken që është i ndërtuar si strategji vetëm 5 kilometra nga kufiri me Francën dhe vetëm 1 orë nga Strazburgu ku ngrihet Parlamenti Europian. Nga ky qytet kalojnë çdo ditë mbi  55 mijë burra. Klientë apo prostituta paguajnë 79 euro vetëm për hyrjen. Kanë të paguar ushqimin dhe jakuzzin. Seksi paguhet sipas marrëveshjes që bëhet mes të dyve. E gjithë shuma i takon prostitutës. Tarifat variojë tek 50 euro për gjysmë ore, por çmimet kanë rënë për shkak të konkurrencës. Tek “Pashka” në Këln, prostitutat paguajnë 175 euro për të marrë një dhomë gjithë ditën. Për të mos dalë me humbje duhet të gjejnë të paktën 4 klientë që paguajnë 5 euro për hyrjen. Transeksualët janë në katin e shtatë./lapsi.al/

Të këshilluara

Gabimet në një puthje

Puthja është gjendja fizike e poezisë! Patjetër se keni përjetuar puthje të tmerrshme. Kjo zakonisht ndodh prej gabimeve të m...

10:54

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI