Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Një femër është me humor të keq 5 orë në javë

Lapsi.al 25 January 2015
Një femër është me humor të keq 5 orë në

Ditë të mbrapshta, simptoma paramenstruale, efektet hormonale, etj, janë disa nga shkaqet se pse në disa momente femrave nuk mund t’iu afrohesh pasi janë me humor të keq. Partnerët ia vënë fajin “ciklit” dhe hormoneve, por në fakt për femrën janë 5 orë në një javë në të cilat është e acaruar. Ky fakt u konfirmua nga një sondazh britanik i realizuar në 1000 femra dhe 1000 meshkuj nga shoqëria “Healthspan”.

Duket se femra nervozohet pa shkak për shkak të kileve të tepërta, të kohës së keqe, kompjuterit që nuk funksionon, thyerjes së thoit, mosdëgjesews sw fëmijës, njollat që nuk hiqen nga rrobat, presioni i shefit, ose mungesa e ndihmës.

Sipas sondazhit, 1 në 7 femra, ndihet më shpesh e inatosur se sa e lumtur.

“Femrat duan më shumë kohë për veten, ndërsa meshkujt mbështeten te partneret për të qenë më mirë. Për të shmangur “shpërthimin” 22% e të intervistuarave deklaruan se merreshin me sport dhe 20% merreshin me blerje apo me një bisedë të këndshme” - shprehet psikologia Sally Brown.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI