Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Gjeni gjuhën shqipe në këtë ilustrim të “The Guardian”

Lapsi.al 23 January 2015
Gjeni gjuhën shqipe në këtë ilustrim të “The

Është një ilustrim i Minna Sundberg që tregon hartën e gjuhëve që ekzistojnë sot në botë duke nënvizuar lidhjen mes gjuhëve Indo-Europiane dhe atyre Urale. Krijuesja thotë se duhet të qëndrosh në heshtje, duke vënë ilustrimet së bashku mund të kuptosh se përse disa gjuhe e kuptojnë njëra tjetrën.  Ajo ka dashur të tregojë se sa afër janë suedishtja, danishtja, norvegjishtja, islandishtja ndërsa finlandishtja vjen nga një tjetër degë. Fotot janë botuar nga gazeta prestigjoze “The Guardian” ku dallohet qartë edhe shqipja si një degë më vete./lapsi.al/

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI