Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Letra e një prostitute për gruan e klientit të saj

Lapsi.al 20 January 2015
Letra e një prostitute për gruan e klientit të saj

April Adams, një prostitutë njujorkeze ka publikuar një letër në edicionin amerikan të “Vice”. Përmbajtja i drejtohet gruas së një klientit të saj, për të cilën ajo ka disa fjalë në mirëbesim. Sipas April Adams nëse një burrë vendos të paguajë një prostitutë për të bërë seks, do të thotë se martesa nuk shkon siç duhet. Më poshtë vjen përmbajtja e letrës.

Pyetje dhe përgjigje - “Më lejo të të bëj një pyetje. Kur ka qenë hera e fundit që keni bërë seks 3 herë në javë? Kur ishte hera e fundit që ai u ankua për këtë? Nuk mendon se ai ka vendosur ta heqë problemin nga duart e tua dhe ta vendosë tek të miat? Lajmi i mirë është se burri yt vjen e më kërkon, dëshiron të rrijë me mua. Shkon në kërkim të emocioneve të ndryshme duke bërë sa më pak rrëmujë. Provo ta imagjinosh çfarë do të ndodhte nëse në vendin tim do të ishte baby-sitter, komshia ose shoqja jote më e mirë. Lista mund të ishte edhe më e gjatë, por e kuptove çfarë dua të them".

Përfundime – “Ndoshta thjesht nuk do që ai të vijë në shtratin tim. E atëherë po të pyes sërish: “Kur është hera e fundit që keni bërë seks tre herë në javë?” nuk dua të them se unë e bëj më të lumtur se puna jote. Po them që ti ndoshta nuk ke dëshirë të shosh me të në shtrat kaq shpesh. Ke plot gjëra për të bërë, ose je e stresuar dhe ai nuk pyet më për kënaqësitë e tua si një herë e një kohë. E kuptoj, ai nuk shqetësohet as për mua dhe kjo është e qartë. Kjo është çështja. Unë jam përbërësi sekret në shumë martesa të shëndetshme, sepse kur ai vjen tek unë, ju të dy bëni seksin që dëshironi. Për sa kohë që ja lejon të mbajë një telefon, mund edhe të arrini deri tek festa e “Martesës së artë”. Të lutem!" /lapsi.al/

Të këshilluara

Edhe ata janë njerëz (foto)

Duke i pasur parasysh të gjitha vendimet e rëndësishme që liderët botërorë shpesh duhet të marrin, në pjesën t...

19:25

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI