Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Cilët janë dashnorët më të mirë në Europë

Lapsi.al 18 January 2015
Cilët janë dashnorët më të mirë në

Portali i specializuar për tradhtitë, AshleyMadison.com, ka bërë një studim me rreth 13 mijë gra në gjithë Europën, për të zbuluar se cilët janë dashnorët më të mirë në kontinentin e vjetër. Ato janë pyetur për cilësitë e meshkujve në 10 kategori të ndryshme.

Në krye janë (ashtu siç mund të mendohej) francezët, në fund fare janë grekët.

Në kategorinë e romantikëve, vendin e parë e mbajnë gjermanët, pasuar nga francezët.

Sa i përket humorit, nuk ka dyshim, britanikët janë të parët.

Për puthjet, dihet që italianët janë më të mirët, pasuar nga spanjollët.

Për atraktivë, në vend të parë janë spanjollët.

Më rezistentë gjatë seksit janë holandezët.

Sa për theksin me joshje seksuale, dihet që francezët janë të parët.

Kështu, pas francezëve vijnë spanjollët, suedezët dhe finlandezët.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI