Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Historia/ Si i fejuari më tradhtonte me nënën time

Lapsi.al 14 January 2015
Historia/ Si i fejuari më tradhtonte me nënën time

Kylie, një vajzë 26-vjeçare ka përjetuar një tradhti që është e vështirë ta harrojë. Nëna e saj ka patur një lidhje që ka zgjatur gati dy vjet e gjysmë me burrin e saj të ardhëm. Një tradhti e dyfishtë kjo për vajzën. Pasi ishin njohur në një portal online të takimeve duket se mes të dyve ka patur një rrugë të mbarë. “Me të ndihesha si në një përrallë. Pasi vendosëm të jetonim së bashku ishte një nga momentet më të bukura të jetës sime. Më pas, 3 javë më vonë zbuluam se isha shtatzënë. Më dukej që kisha gjithçka. Kisha një burrë që më donte, një fëmijë që po vinte në jetë dhe dukej se gjithçka ishte në vendin e duhur. Më merrte çdo ditë në telefon dhe më pyeste ku isha dhe çfarë po bëja. Megjithatë ai nisi të dilte çdo natë ndërsa unë nuk dija gjë se çfarë bënte.

Një natë u ngrita për të pirë ujë dhe e pashë bashkë me nënën time të shtrirë në divan. Kur u kërkova llogari se çfarë po bënin më thanë se kishin vendosur DVD-në e gabuar” – thotë Kylie.  

Kërkuan të më mbushnin mendjen se isha shumë e stresuar dhe paranojave pas lindjes se fëmijës. Nuk i besova dhe i përzura nga shtëpia. Më pas më kërkoi një shans të dytë. Kështu bëra. Pas disa ditësh lexova një SMS në telefonin e mamasë. “Do ta bëjë sonte”. Atë pasdite duhet të shkoja në palestër. Nuk shkova, por u ktheva pas gjysmë ore në shtëpi. I gjeta të dy në dush. Nuk mund ta besoja që mamaja ime e bëri një gjë të tillë.”/lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI