Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

6 lloje meshkujsh që duhet t’i evitoni

Lapsi.al 13 January 2015
6 lloje meshkujsh që duhet t’i evitoni

Është e vërtetë se asnjë i fejuar nuk është dhe nuk ka mundësi të jetë perfekt. Megjithatë, secila femër pretendon të gjejë dhe të marrë maksimumin nga partneri i saj i ardhshëm. Me poshtë po listojmë ata meshkuj, miqësia më të cilët do të ishte e udhës të mos “trashej” shumë.

1. Ai që ju kritikon për aspektin tuaj fizik. Shprehjet tipike në këtë rast janë: “E dashur, duhet të ulesh disa kilogramë, duhet të shkosh në palestër, je shumë e mirë, por të mungon vetëm...”.

2. Ai që nuk ka dëshirë të bëjë asgjë, asnjëherë. Tipat të tilla edhe në fundjavë nuk kanë sensin e prakticitetit, të iniciativës dhe improvizimit. Përherë bëjnë të njëjtën gjë, ndërsa e lenë çdo gjë që ta organizoni ju.

3. Ai që nuk u lejon të dilni me shoqet tuaja. Përgjithësisht, këta mendojnë se çdo dalje me shoqe është një mundësi tradhtie.

4. Ai që është pesimist. Duke qenë se çdo gjë e sheh me negativitet dhe pesimizëm, ai është gati që në çdo rast të prishë planet tuaja

5. Ai që sheh nga femrat e tjera. Veçanërisht kur këto vështrime i shoqëron edhe me shprehje të tipit: “e këndshme shoqja tende”.

6. Të dhunshmit. I lamë për në fund, por për nga rreziku që paraqesin duhet të ishin në fillim. Këta duhet të evitohen në mënyrë absolute./GazetaExpress/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI