Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Nëse jeni larg, këshilla për seksin në telefon

Lapsi.al 6 January 2015
Nëse jeni larg, këshilla për seksin në telefon

Për të gjetur mënyrat më krijuese pa pasur kontakt fizik, për t’i treguar pak dashuri partnerit tuaj dhe për të mbajtur gjallë jetën tuaj seksuale, kemi pyetur ekspertët dhe lexuesit të lidhjeve të distancave të gjata për këshillat e tyre më të mira. Lexoni për idetë që do t’ju zgjojnë dëshirat në distancë juve dhe partnerin tuaj.

Seksi në telefon

Disa mund ta quajnë atë telefonatë bazike, por seksi telefonik është një element kryesor, i provuar dhe i vërtetë. Në anketën e Shëndetit të Grave, një nga lexuesit tha se dëgjimi i zërit të partnerit duke pëshpëritur bën që shumë gjëra të ndryshojnë. “Dhe kjo është e vërtetë për shumicën e njerëzve - thotë ekspertja e marrëdhënieve Wendy Walsh, Ph.D., autore e librit “The 30-Day Love Detox”. “Duke përdorur zërin tuaj, një ton të zërit sexy e bën atë edhe më reale,” - thotë ajo.

Fotografitë sexy

Ndërsa kjo mund të jetë edhe e rrezikshme. Të dërgoni fotot sexy nga telefoni juaj (veçanërisht nëse ato përfshijnë fytyrën tuaj). “Një foto e trupit tuaj, e printoni atë dhe e dërgoni nëpërmjet postës, ose duke e lënë atë diku ku partneri juaj do ta gjejë, është po aq erotike, - thotë Walsh. “Plus, ju mund të shkruani një shënim në anën e pasme të saj” – shton ajo.

SMS erotike

Mirë pra, kjo nuk është saktësisht një qasje revolucionare. Por disa lexues që ne  kemi anketuar kishin të tilla këshilla për sms erotike. "Unë dërgoj një kompliment sexy ose i bëj një pyetje seksi, si: “Çfarë lloj ëmbëlsire do të doje nga trupi im?”

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI