Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Krijohet një vrimë e zezë në diell, shkencëtarët pa përgjigje

Lapsi.al 4 January 2015
Krijohet një vrimë e zezë në diell, shkencëtarët

Nuk ka patur fishekzjarre për fillimin e 2015-ës. Përkundrazi, një vrimë e madhe është “hapur” në zonën e polit të jugut të Diellit. Pamjet janë publikuar nga “Solar Dynamic Observatory” dhe tregojnë një zonë shumë më të errët se pjesa tjetër e sferës. Fenomeni krijohet nga disa grimca të cilat shkëputen me një shpejtësi të madhe nga sipërfaqja e zjarrtë e diellit. Shpejtësia maksimale e lëvizjes së tyre arrin deri në 800 kilometra në orë. Arsyet pse ndodh kjo, shkencëtarët ende nuk kanë një përgjigje. Por ky është nje fenomen që ka ndodhur edhe në të shkuarën. Fotot e para të fenomenit u fiksuan nga astronautët në fillim të viteve ’70. Mendohet që shpejtësia e madhe e lëvizjes së këtyre grimcave, mund të shkaktojë stuhi gjeomagnetike të fuqishme dhe aurorat në Tokë./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI