Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Si të jesh e bukur edhe pas stresit të festave

Lapsi.al 31 December 2014
Si të jesh e bukur edhe pas stresit të festave

Gjatë festave ka shumë gjëra për të bërë dhe si pasoje ndjeheni të lodhura dhe të stresuara, ja disa këshilla si të merrni veten për t’u dukur të freskëta dhe të relaksuara. Të presësh miq, të gatuani, të pastroni, të bëni dhurata, të zbaviteni, kërceni...sa shumë gjera bëhen gjatë festave! Janë shumë dhe me pas përfundojmë duke e parë veten para pasqyrës të lodhur dhe me stres. Ja çfarë duhet të bëni për t’u dukur më të bukura dhe të relaksuara edhe pas festave.

- B12: Mendoni se do të konsumoni shumë alkool gjatë festave. Për të rikuperuar hidratimin që kjo gjë do t’u shkaktojë merrni vitaminën B12 ose vaj peshku dhe do të dukeni më të freskëta.

- Jastëk dysh: Ndihmoni trupin duke e mbajtur kokën pak më të ngritur për të larguar lëngjet dhe si pasojë evitoni efektin e fryrjes përreth syve.

- Çaji jeshil: Për të evituar fryrjen e qeskave të syve vini dy bustina çaj në mëngjes dhe lërini të reagojnë për disa minuta.

- Korrektori: Është i domosdoshëm gjatë ditëve te festave. Duhet ta shtrini me kujdes për të fshehur qeskat e syve dhe fryrjet.

- BB Cream: Lëreni mënjane fondotinten, nëse lëkura e dehidratuar nuk do të arrijë ta thithë siç duhet. Më mirë nëse përdorni BB Cream i cili ka dhe përbërës hidratues.

- Diçka bezhe: Para se të vini penelin klasik të zi apo gri të erret kaloni me parë një vijë bezhe i cili do tu fal shkëlqim.

- Shkëlqyes prej kremi: Duhet të jetë në ngjyrat rozë, vëreni pak në faqe, pak në majën e hundës dhe pak në ballë!

- Make up për sytë: Nuk duhet të tërhiqni vëmendjen pikërisht aty ku fokusohen më shumë shenjat e lodhjes. Zgjidhni një make up të lehtë.

- Këmbëngulni me bukëkuqin: Janë pikërisht buzët që duhet të vini theksin. Një buzëkuq i bukur do t’u ndihmojë të dukeni shumë mirë.

- Topuzi: Mblidhni flokët, është mënyra më e mirë për të pasur një pamje të rregullt.

 

Të këshilluara

Fantazitë seksuale të femrave

Nëse mendoni që femrat nuk janë aq imagjinuese dhe krijuese kur është fjala për seksin, e keni gabim. Pikërisht fantazitë...

13:14

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI