Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Pamja e re e Urës së Goricës në Berat (foto)

Lapsi.al 29 December 2014
Pamja e re e Urës së Goricës në Berat (foto)

Ura e Goricës në Berat ka përfunduar së restauruari nga specialistët e kulturës dhe tashmë ajo i prezantohet qytetarëve të Beratit dhe turistëve të këtij qyteti si një monument i nxjerrë nga harresa e kohës. Në 12 tetor të këtij viti, kreu i Qeverisë inspektoi projektet që janë duke u ndërtuar në qytetin e Beratit dhe inspektoi në veçanti këtë urë. Ura është ndërtuar që në shekullin XVIII. Ajo ka qenë në fillim prej druri e më pas, në vitin 1780, në kohën e Ahmet Kurt Pashës, u ribë me gurë. Ura pati një rindërtim thuajse të plotë gjatë viteve 1920-1930. Ajo ka një gjatësi 129.3 metra dhe gjerësi 5.3 metra. Përbëhet nga 7 harqe të cilat kanë hapësira që lëvizin nga 9 deri në 16.7 metra. Ajo lidh lagjen Goricë me pjesët e tjera të Beratit dhe rrugën e Këlcyrës. Ngrihet deri në 10 metra mbi shtratin e Osumit./Balkanweb/

 

Të këshilluara

Fantazitë seksuale të femrave

Nëse mendoni që femrat nuk janë aq imagjinuese dhe krijuese kur është fjala për seksin, e keni gabim. Pikërisht fantazitë...

13:14

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI