Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Harvardi leksione edhe për seksin

Lapsi.al 25 December 2014
Harvardi leksione edhe për seksin

Tashmë përveç seminareve të zakonshme për një seks të sigurt, Universiteti i Harvardit do të ofrojë edhe një kurs për seksin anal. Çështja që konsiderohet tabu në disa shtete të botës, do të ofrohet në një prej universiteteve më prestigjozë në botë siç është Harvardi. Programi 6-javor do të ndihmojë studentët që të kuptojnë si mund të kenë një seks anal të sigurt dhe do t’u japë mundësinë që të flasin për gjëra që nuk janë diskutuar më parë. Temat e këtij kursi do të jenë të ndryshme si: anatomia anale, mundësi për kënaqësi për të gjitha orientimet seksuale, si të flasësh me partnerin për seksin anal, penetrimi anal për të rinjtë dhë shumë tema të tjera. Sipas drejtuesve të universitetit, qëllimi i këtij kursi është që studentët të kenë mundësinë që marrin informacione dhe të bëjnë pyetje në një mjedis normal rreth kësaj teme që shumë vende nuk arrijnë ende t’a pranojnë si fenomen. “Ky kurs do të zhbëjë mitin e seksit anal dhe do t’u mësojë se si duhet bërë seksi anal dhe përse duhet bërë” - tha njëri prej profesorëve. Studentët do të kenë mundësi që të kenë edhe sende praktike si kondomi, vibratori, etj, për t’a bërë sa më të kuptueshme këtë temë.

Të këshilluara

Pse tradhëtojnë femrat!

Një nga studimet e fundit ka treguar se femrat tradhtojnë njëlloj si meshkujt gjatë martesës. Por cila është arsyeja? Edhe p...

22:06

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI