Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Mitet e gabuara për organin femëror

Lapsi.al 23 December 2014
Mitet e gabuara për organin femëror

Përveçse është burimi lumturisë për shumicën e meshkujve, vagina, gjithashtu, është burim i konfuzioneve të ndryshme të pakëndshme. Nuk është vetëm kultura popullore për përshkrimin e gabueshëm për vaginën, madje edhe në qarqet shkencore dhe mjekësore kjo pjesë e anatomisë femërore një kohë të gjatë nuk është kuptuar siç duhet.

Disa vagina kanë dhëmbë

Miti mbi vaginën me dhëmbë (vagina dentata) ka qenë pjesë e besimeve popullore dhe është përhapur frika në pjesën më të madhe të botës, nga Rusia deri në Indi dhe Japoni. Në shumicën e këtyre tregimeve heroi mashkullor është detyruar t’i thyejë apo t’i shkulë këta dhembë para se të mund t’i qaset në mënyrë të sigurt seksit.

Vagina është vetëm një penis “i ftohur”

Trupat e meshkujve, sipas teorive të filozofëve dhe mjekëve grekë, Klaudije Galen, nga shekulli i dytë, janë të ngrohtë dhe të tharë, ndërkaq trupat e femrave të ftohtë dhe të lagësht. Vagina në të vërtetë është ashtu si edhe penisi, mirëpo për shkak që trupi i femrës është i ftohtë, organi gjenital gjendet brenda.

Vagina shkatërrohet nëse femrat shkollohen

Këtë teori e ka shpikur Henri Klark, profesor i Harvardit, në shekulli XIX. Sipas kësaj teorie, truri femëror nuk mund të përballojë të njëjtën përpjekje sikur edhe truri i mashkullit, mirëpo nëse damat do të shkolloheshin, ato angazhime do t’ua shkatërronin mitrën. Edhe disa shkencëtarë të asaj kohe kanë përkrahur teori të ngjashme.

Femrat e dhunuara nuk mund të mbeten shtatzëna

Ky mit i tmerrshëm ka qenë pjesë e një akti ligjor britanik i shekullit XIII. Në të është përshkruar që “femra e cila nuk ka pranuar seksin nuk mund të mbetet shtatzënë”. Femra e cila ka mbetur shtatzënë, ka shërbyer si dëshmi valide që nuk ka qenë e dhunuar.

Vagina “nga anash”

Këto thashetheme janë përhapur nëpër bordele të Kalifornisë në shekullin XIX, ndërkaq të tilla janë konsideruar femrat aziatike. Kjo ka qenë pjesë e fetishizmit racist të asaj kohe.

Gjaku menstrual mund të vrasë mashkullin

Në enciklopedinë romake nga shekulli i parë është shkruar që femra e cila i ka menstruacionit “i frikëson vetëtimat dhe bubullimat dhe i detyron frutat të bien nga pemët”. Në shekullin XIX ka mbizotëruar mendimi që mashkulli do të sëmuret nga gonorreja nëse bën seks me femrën e cila ka menstruacione. /Telegrafi/

Të këshilluara

Pse tradhëtojnë femrat!

Një nga studimet e fundit ka treguar se femrat tradhtojnë njëlloj si meshkujt gjatë martesës. Por cila është arsyeja? Edhe p...

22:06

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI