Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Pse tradhëtojnë femrat!

Lapsi.al 23 December 2014
Pse tradhëtojnë femrat!

Një nga studimet e fundit ka treguar se femrat tradhtojnë njëlloj si meshkujt gjatë martesës. Por cila është arsyeja?

Edhe pse meshkujt ende udhëheqin kur flitet për tradhtitë bashkëshortore, gratë më ngadalë, por po u afrohen me siguri.

Sipas një hulumtimi, që e ka bërë Qendra për Hulumtime të Opinionit në Universitetin e Cikagos, nga viti 1990 deri më 2010, përqindja e grave që tradhtojnë është rritur për 40%.

15% e grave e ka pranuar se kanë tradhtuar ndërsa 21% e meshkujve kanë pohuar të njëjtën.

Ekspertet nuk janë befasuar. Ata që më herët kanë numëruar disa arsye për tradhtinë e femrave e që janë: Financat, zhvillimi teknologjik dhe mjedisi urban. Edhe gratë e duan seksin, tradhtia në aspektin kulturor tani është më e pranueshme./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI