Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

A u pëlqejnë meshkujve këmbët e gjata

Lapsi.al 22 December 2014
A u pëlqejnë meshkujve këmbët e gjata

Femrat me këmbë të gjata gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e meshkujve, por gjithçka ka masën e vet dhe kështu edhe këmbët. Meshkujt të cilët gjenden para zgjedhjes mes femrave, këmbët e të cilave përbëjnë gjysmën e gjatësisë së saj të përgjithshme dhe femrave, këmbët e të cilave janë më të gjata se pjesa tjetër e trupit, pjesa më e madhe zgjedhin ato që janë ndërtuar më proporcionalisht, ka treguar një hulumtim i fundit. Në testimin i cili është kryer me përdorimin e fotografive të femrave me proporcione të ndryshme kanë marrë pjesë një mijë meshkuj dhe femra. Pas shikimit të fotografive meshkujt është dashur të zgjedhin ato që dukeshin më atraktive për ta derisa nga femrat është pritur të përpiqen të parashikojnë se çfarë do të zgjedhin meshkujt.

Rezultatet kanë qenë mjaft befasuese, veçanërisht për femrat të cilat më shumë kanë menduar se meshkujve do t’u pëlqejnë femrat me këmbë të gjata, por ata në masë të madhe kanë zgjedhur femrat me konstruksion proporcional.

Të befasuar kanë qenë edhe hulumtuesit e Universiteti londinez Westminster ku është kryer testimi. Ata kanë konsideruar që këmbët e gjata të femrave në sytë e meshkujve gjithmonë konsiderohen tregues të shëndetit të mirë dhe pamjes tërheqëse.

Edhe pse nuk mund vërtetojnë me siguri se cili është shkaku i rrëzimit të këtij miti, hulumtuesit dyshojnë që bëhet fjalë për frikën e nënvetëdijshme nga ekstremet, respektivisht devijimit nga mesatarja, transmeton Koha.net. Si shembull përmendet mendimi që femrat me këmbët e gjata, të cilat zakonisht kanë ije të ngushta, mund të kenë probleme në shtatzëni dhe lindje, dhe pasi për tërheqjen seksuale burimi kryesor është instinkti për riprodhim, konsiderohet që ky mund të jetë elementi kyç i cili ka meritë për rezultatet e tilla të papritura./koha.net/

Të këshilluara

Fotot më të bukura të 2014

Konkursi i përvitshëm për fotografinë më të mirë për vitin 2014 nga National Geograpfic ka shpallur fituesit e tij. ...

08:06

Hapat për të lënë duhanin

Në 30 vitet e fundit duhanpirja ka shënuar rënie të dukshme. Kur kanë mundur miliona njerëz të lënë duhanin, pse nu...

18:11

Cili është gjoksi perfekt

Sipas kërkuesve të departamentit të kirurgjisë plastike në Cadogan Clinic të Londrës, shijet për formën e gjoksit p...

13:49

Ja sa alkool pinë shqiptarët

Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon se shqiptarët konsumojnë rreth 7 litra alkool në vit....

09:40

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI