Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rregullat e natës së parë me atë

Lapsi.al 20 December 2014
Rregullat e natës së parë me atë

Prezervativët
Mos harroni! Prezervativi është mënyra e vetme për t’u mbrojtur nga SST. Nëse ai nuk mendon, bëje ti...Mundohu që të kesh gjithmonë me vete. Partneri duhet të përdorë një në çdo akt. Mos ki turp t’ia rikujtosh.

Depilimi
Meshkujt na pëlqejnë natyrale, por këtu nuk kanë parasysh sqetullat dhe këmbët e padepiluara. E njëjta gjë vlen edhe për zonën intime, mund të depilohet shumë apo pak, por gjithmonë duhet të jetë e depiluar. Por duhet mbajtur parasysh diçka: natën e parë duhet shmangur versioni I depilimit të plotë. Partneri mund të ndihet i destabilizuar.

Nëse kalon natën tek ai
Merr me vete një set bukurie. Qumësht detergjent për të shmangur efektin “panda” në zgjim dhe njollat e grimit në jastëk. Furçë dhëmbësh për t’u ndjerë më mirë me veten. Deodorant . Një parfum. Ndonjë pecetë higjienike. Një numër taksie dhe ca para.
Sikur mbrëmja të mos shkojë si e ke menduar dhe ti nuk ke makinë, nuk është shumë e përshtatshme t’i kërkosh të të shoqërojë.

Nëse ai vjen tek ti
Furçë dhëmbësh rezervë. Mbaj gjithmonë një të pahapur. Ai do jetë shumë I kënaqur nëse ka mundësi të lajë dhëmbët. Do jetë më mirë edhe për ty.

Çarçafët dhe atmosfera
Të pastër dhe të parfumuar, dritë e dobët, qirinj dhe një shishe ujë pranë shtratit, sepse sporti të dehidraton...çdo detaj ka rëndësi!

Shtëpia në rregull
Mos lër rroba të palara në dhomë, as mbeturina në kuzhinë dhe sigurohu që tualeti të jetë i pastër. Është shumë mirë nëse ka diçka për të ngrënë në mëngjes ose që gjatë natës.

Të brendshmet
Nuk është nevoja të veshësh recipeta kinematografike. Është më mirë të brendshme “ të përmbajtura” elegante që atë të mos e zërë frika!

“Jo” Edhe këtë mund ta thuash
Ke ndezur dëshirën e tij, edhe të tuat, por në çastin final, nuk je më e sigurt që do...Mos e detyro veten. Ke të drejtë të thuash mjaft. Nuk është kurrë vonë, shkruan revistaclass.

Shpesh hera e parë është zhgënjyese
Nuk ke pse e bën dramatike nëse alkimia nuk është ideale. Koreografia perfekte trup më trup ka nevojë për ca prova. Dhe vazhdimi mund të jetë shumë I mirë. E kotë të shkurajohesh që në fillim.

Për mos t’u harruar
Shpesh harrohet që në një marrëdhënie jeni dy. Dhe nëse ti ke frikë nga gjykimi i tjetrit, edhe ai ka saktësisht të njëjtat frikëra. Gjithmonë ka ekzistuar një presion shumë i madh mbi meshkujt për aftësitë e tyre në dhomën e gjumit.

Të dish çfarë po bën
Mos u iluziono që ke gjetur gjysmën që të mungon pasi ke kaluar një natë me të. Gjërat shkojnë kështu vetëm në përralla...apo në përralla seksi është i ndaluar?
Nëse ai nuk të telefonon ditën tjetër mos u ndje një viktimë. Jeni të dy të përgjegjshëm njëlloj për natën e kaluar. Nëse ke dëshirë mund ta telefonosh ti! Mos prit të bëjë çdo gjë ai. Mashkulli dhe femra në këtë lojë janë në të njëjtat pozicione. /Telegrafi/

Të këshilluara

Fotot më të bukura të 2014

Konkursi i përvitshëm për fotografinë më të mirë për vitin 2014 nga National Geograpfic ka shpallur fituesit e tij. ...

08:06

Hapat për të lënë duhanin

Në 30 vitet e fundit duhanpirja ka shënuar rënie të dukshme. Kur kanë mundur miliona njerëz të lënë duhanin, pse nu...

18:11

Cili është gjoksi perfekt

Sipas kërkuesve të departamentit të kirurgjisë plastike në Cadogan Clinic të Londrës, shijet për formën e gjoksit p...

13:49

Ja sa alkool pinë shqiptarët

Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon se shqiptarët konsumojnë rreth 7 litra alkool në vit....

09:40

Guidë për seksin e shpejtë

Ka një guidë për një seks të shpejtë kur koha nuk ju premton. Të shpejtë dhe të mirë! Puthuni dhe përk&e...

20:18

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI