Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Cili është gjoksi perfekt

Lapsi.al 19 December 2014
Cili është gjoksi perfekt

Sipas kërkuesve të departamentit të kirurgjisë plastike në Cadogan Clinic të Londrës, shijet për formën e gjoksit perfekt kanë ndryshuar. Në preferencat si mashkullore, por edhe femërore, më shumë se sa gjoksi i rrumbullaket në formën e gotës se shampanjës, apo gjoksit të bëshëm, spikat gjoksi në formë pikë që vjen e zmadhohet në rënie. Specialistet anglezë kanë bërë edhe një sondazh ku janë përfshirë 1315 meshkuj dhe femra ndërmjet 30 dhe 50 vjeç si dhe 53 specialiste. Atyre i janë treguar disa foto të trupave bust femërore në masa dhe forma të ndryshme.

Me pas nëpërmjet disa përllogaritjeve, është dalë në përfundimin se gjoksi perfekt është ai në formën e pikës se ujit që vjen duke u zmadhuar në rënie dhe ku 55% e masës ndodhet në pjesën e poshtme, ndërsa 45% e masës tjetër është në pjesën e sipërme të gjoksit.

Po kështu, ka një ndarje të shijeve që përcaktohet edhe në raport me moshën. 86% e femrave nën 40 vjeç ëndërronin pikërisht këtë formë të gjoksit, ndërsa 76% e grave të moshës mbi 40 vjeçare do të dëshironin që ta kishin pjesën më të madhe të gjoksit në pjesën e sipërme. Ndërkohë që të gjithë të intervistuarat ishin kundër gjoksit të bëshëm edhe të ngritur sipër si pasojë e efektit “sytjen i mbushur”.

Të këshilluara

Ja sa alkool pinë shqiptarët

Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon se shqiptarët konsumojnë rreth 7 litra alkool në vit....

09:40

Guidë për seksin e shpejtë

Ka një guidë për një seks të shpejtë kur koha nuk ju premton. Të shpejtë dhe të mirë! Puthuni dhe përk&e...

20:18

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI