Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Ja sa alkool pinë shqiptarët

Lapsi.al 19 December 2014
Ja sa alkool pinë shqiptarët

Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon se shqiptarët konsumojnë rreth 7 litra alkool në vit. Kjo e rendit Shqipërinë në vendin e 78 në botë, si një vend që nuk konsumon shumë alkool. Kosova konsumon më pak se ne. Në total, një person në Shqipëri pi rreth 78 kriko me birrë, 66 gota me verë dhe 339 gota me pije të tjera alkoolike. Të parët në botë janë bjellorusët, që konsumojnë 17.5 litra alkool në vit. Rë fundit janë kuvajtianët, me 0.1 litër. Më shumë birrë pihet në Namibi, Gabon, Rumani, Lituani dhe Çeki. Ndërsa më shumë verë konsumohet në Portugali, Francë, Andorra, Danimarkë e Kroaci.

Të këshilluara

Guidë për seksin e shpejtë

Ka një guidë për një seks të shpejtë kur koha nuk ju premton. Të shpejtë dhe të mirë! Puthuni dhe përk&e...

20:18

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI