Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Në farmaci shiten edhe tableta me rreze dielli

Lapsi.al 18 December 2014
Në farmaci shiten edhe tableta me rreze dielli

Ditët e fundit janë hedhur në treg tableta me rrezet e diellit nga vendet turistike më të famshme të botës. Ju mund të zgjidhni tableta me rrezet e diellit nga Bahamas, Bora Bora, Maldive, etj. Është e njohur se mungesa e diellit është shkaku i depresionit të dimrit, që ju bën të jeni të jo në humor të mirë. Ky problem është e theksuar sidomos në shtetet nordike si: Alaska, Finlanda dhe vende me periudha të gjata të dimrit. Krijuesit e këtyre tabletave rekomandojnë që mos tejkalohet doza e rekomanduar ditore, dhe bëjnë të ditur se tabletat nuk janë nuk janë zëvendësim i diellit të vërtetë. /TetovaSot/

Të këshilluara

Guidë për seksin e shpejtë

Ka një guidë për një seks të shpejtë kur koha nuk ju premton. Të shpejtë dhe të mirë! Puthuni dhe përk&e...

20:18

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI