Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Të dashuruar i ndau lufta, gjenden pas 70 vitesh në Facebook dhe martohen

Lapsi.al 15 December 2014
Të dashuruar i ndau lufta, gjenden pas 70 vitesh në Facebook dhe

Antonia Gottifredi 86 vjeç dhe Giovanni Molinari 89 vjeç u njohën kur ishin 16-vjeçarë në zonën e Larios në provincën e Lecco në Itali. Por, menjëherë lufta i ndau dy të rinjtë e fejuar. Antonia mbeti në Bellano, ndërsa Giovanni u nis fillimisht për stërvitje ushtarake në Akademinë e Modenas dhe më pas shkoi në luftë. Giovanni përfundoi në një kamp pune dhe humbi kontaktet me të dashurën e tij. 70 vjet më pas të dy kanë gjetur njëri - tjetrin dhe janë ende të dashuruar. Falë rrjeteve sociale (dhe durimit të një prej nipërve) Giovanni e ka gjetur Antonian dhe të dy patën mundësi të betohen për dashuri të përjetshme në një prej kishave të Larios duke u lidhur me martesë./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI