Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Gënjeshtrat më të shpeshta që thonë burrat

Lapsi.al 15 December 2014
Gënjeshtrat më të shpeshta që thonë burrat

Tashmë është më se e vërtetë se burrat nuk e kanë edhe aq të vështirë të gënjejnë gratë e tyre, sidomos nëse ngelen ngushtë. Por cilat janë ato që thuhen më shpesh

- "Nuk jam i martuar" janë fjalët që i thonë gjithmonë kur janë pa gruan me vete.

- "S'ke faj ti, unë jam fajtori", në fakt do të thotë "Ti e ke fajin, po s'kam çtë bëj".

- Pas çdo marrëdhënie me gruan thotë: "Ky ishte seksi më i mirë që kam bërë deri më tani"

- Meshkujt sapo fillojnë të argëtohen me shoqërinë, bie celulari. Përgjigja që burri i jep gruas në këto raste është: "Jam në shtëpi pas 5 minutash" (Pas gjysmë ore mbyll celularin fare dhe kur kthehet në shtëpi pas disa orësh, thotë që i kishte rënë bateria).

- Pasi flet me dikë dhe e lënë që ti ktheje përgjigje për diçka, meshkujt thonë "Do të marr në telefon" (harroje, s'ka për të marrë më)

- "Këtë s'ja kam thënë askujt më parë" (Ta dish që u ka thënë dhjetëra të tjerëve)

- "Sa shumë që e dua familjen tënde" (E thotë nga halli)

- Asnjëherë nuk thotë "Më pëlqen" por që në fillim i bie shkurtë duke thënë "Të dua shumë". Në fakt dashuria është një gjë që shtohet me kohë dhe realisht të arrish të thuash "Të dua" do një çikë kohë, por burrat e thonë shpejt./GazetaEkspress/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI