Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kujdes nga droni kur vendosni të bëni dashuri në natyrë (foto)

Lapsi.al 23 December 2014
Kujdes nga droni kur vendosni të bëni dashuri në natyrë

Herën tjetër që do të vendosur të bëni dashur në një vend të hapur, në mal, fushë apo në ndonjë breg deti dhe ku ju jeni të bindur se nuk ju shikon askush ...epo këtu gaboni. Dron-mania është përhapur shumë kohët e fundit, ndërsa nuk mungojnë edhe “spiunimet” apo dhe filmimet nga lart. Në këto foto të shkëputura nga një video e publikuar nga HuffPost Weird News, shihen dhjetëra çifte që në fakt janë në qejfin e tyre duke bërë dashuri në vende komplet të shkreta, por jo për një dron.

Të këshilluara

Fotot më të bukura të 2014

Konkursi i përvitshëm për fotografinë më të mirë për vitin 2014 nga National Geograpfic ka shpallur fituesit e tij. ...

08:06

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI