Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rrëfimi i njeriut me dy penisë: Ndihem si Superman!

Lapsi.al 2 January 2015
Rrëfimi i njeriut me dy penisë: Ndihem si Superman!

Një amerikan anonim, mrekulli prej njeriu, para një viti ka vendosur në rrjetin shoqëror Reddit fotografinë e penisit të tij të dyfishtë. Kur e kuptoi se sa njerëz u interesuan për rrëfimin e tij, ka vendosur të botojë memoare.

Ai ka lindur me dy organe gjenitale të zhvilluara plotësisht të ndara, të cilët këtij djaloshit vërtet po i sjell vëmendje të madhe dhe mjaft kënaqësi,

- Disa vajza kanë reaguar me admirim, disa të tjera do të kishin thënë: “E po, ky vërtet është një gënjeshtar!”, mirëpo ka pasur edhe të tilla që plotësisht janë çmendur dhe kanë filluar të më ofendonin.

Shumica e njerëzve janë shumë kureshtarë. Por, ai tregon se penisët e tij mund të forcohen të dy, por i djathti është dominant dhe më i ndjeshëm. Në pozicion ereksioni arrin deri në 18 centimetra. Ai duhet të masturbojë ose të bëjë seks të paktën një herë në dy ditë, ndryshe ka probleme me prostatën.

Në libër ai tregon se si prindërit refuzuan që atij t’i bëhej një operacion kur lindi me dy penisë. Urologu i njohur gjerman, Axel Belz thotë për Bild se vuan nga një çrregullim që njihet si “diphallia” dhe diçka e tillë ekziston.

Fakti që ka difali e ka ndihmuar që të bëjë marrëdhënie me mbi njëmijë femra e meshkuj.

- Përvojën më të çmendur seksuale e kam pasur edhe me tri femra dhe tre meshkuj. Ndonjëherë, më pëlqen që të surprizojë partnerët seksualë.

Megjithatë, në një intervistë për revistën Rolling Stone, ai thotë se nuk dëshiron të zbulojë identitetin e vet.

- Do ta sqaroj këtë kështu: Po të vendoste Supermeni t’ia zbulonte botës që ai pikërisht është Clark Kenti, kurrë nuk do ta linin të qetë. Kur do të paraqitesha në mediume dhe të qëndroja para kamerave, për të gjithë do të isha vetëm një mashkull-dy njerëz. Ndërkaq unë vetëm dua të jam unë.  Njeriu i cili në Reddit paraqitet si DoubleDickDude, ndërkaq në Twiter mund ta gjeni nën pseudonimin @DiphallicDude./Telegrafi/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI