Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

10 vendet ku emigrantët kanë shanset më të mëdha për punë

Lapsi.al 5 January 2015
10 vendet ku emigrantët kanë shanset më të mëdha

Prej 25 vitesh shqiptarët kanë kërkuar të emigrojnë në Itali, Greqi apo Angli si vendet më të mira për të gjetur punë. Më fatlumët kanë arritur ëndrrën amerikane, por ajanë këto vendet e duhura për të kërkuar sot një punë? Sipas një hetimi të ISTAT (Institutit të Statistikave të Italisë) për migrimin dhe që ka marrë në shqyrtim të dhënat për vitin 2013 dhe i publikuar nga portali ekonomik LaVoce.info në vend të parë si kryeqendra botërore e investimeve është Katari. Ky vend është në krye të listës së 10 vendeve ku ja vlen të emigrosh për punë. Në vend të dytë është Australia që ka nivelin më të lartë të mirëpritjes së emigrantëve, lirisë ekonomike dhe borxh publik mjaft të ulët. Në vend të tretë është Suedia, prototipi ideal i modelit socialdemokrat e Europës së re. Një vend me GDP për person mjaft të lartë dhe me hapje sociale ndaj imigrantëve. Edhe vendi i katërt vjen nga Lindja e Mesme, me Kuvajtin. Azia zë vendin e pestë me Singaporin “luanin e shfrenuar” të GDP-së dhe lirisë ekonomike edhe pse për vendet e lindjes së mesme pranimin shoqëri i të huajve është mjaft i ulët. “Toka e premtuar” e shqiptarëve, SHBA-ja është në vend të gjashtë ndërsa Holanda është në vendin e shtatë. Në vend të tetë, Gjermania lokomotiva e Europës ndërsa e papritura ka ndodhur me Zelandën e Re që është vendosur në vend të nëntë me një nivel të mirë të 4 parametrave të kërkuar. E mbyll këtë mini-klasifikim Tajvani që po shijon politikat afatgjata të përmirësimit ekonomik dhe që e ka renditur vendin me një borxh publik prej 38,9% të GDP-së./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI