Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

“Të mbaj unë në krahë, si ti dikur...”, përqafimi i nipit që ka mallëngjyer internetin

Lapsi.al 5 January 2015
“Të mbaj unë në krahë, si ti dikur...”,

Përqafimi i tij është i ngrohtë dhe dashamirës, ashtu si një nënë mban foshnjën e saj të sapolindur. Quhet Giancarlo Murisciano dhe është 28 vjeç. Ai e ka kaluar natën e vitit të ri me gjyshen e sëmurë nga Alzeihmer. Është kaq e rrallë të shohësh një nip që kujdeset kështu për gjyshërit. Fotografia u postua prej tij në Facebook  dhe menjëherë mallëngjeu mijëra persona që e shpërndanë bashkë me mesazhin e shkruar prej tij.

“Edhe kjo është dashuri... Nuk ishte 31 dhjetori më i mirë i jetës sime... por kjo është pjesë e jetës... Një herë e një kohë më mbaje ti kështu, mbi këmbët e tua dhe unë bëja gjumë, pa turp dhe pa frikë. Për tu kujtuar të gjithëve se jeta duhet jetuar dhe duhet luftuar, ky është urimi im për 2015-ën me prezencën e dikujt që mund t’ju mbrojë dhe të jetë i lumtur dhe i buzëqeshur me ju...

Giancarlo kujton kur gjyshja kujdesej për të.

“Jam rritur nga gjyshërit dhe për shumë vite kanë qenë ata që më kanë ofruar më shumë nga sa unë mund t’ju jepja”.  

Giancarlo tani është 28 vjeç ndërsa gjyshja e tij 87 vjeç dhe shpesh e ngatërron me të vëllain që i ka vdekur prej vitesh. Ajo i ka bërë lëmsh tashmë kujtimet , por Giancarlo është aty për t’ia kujtuar. Kyë shtë kalimi nga dy gjenerata. Një herë ishte ajo që e mbante në krahë, ndërsa tani është ai që i kthen “borxhin”./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI