Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

E rrallë/ Macja endacake shpëton foshnjën e braktisur

Lapsi.al 18 January 2015
E rrallë/ Macja endacake shpëton foshnjën e braktisur

Një histori e rrallë vjen nga Moska. “Heroina” është një mace endacake që i ka shpëtuar jetën një foshnje të braktisur pranë një koshi mbeturinash duke e mbrojtur nga i ftohti me trupin e saj. Lajmi është shpërndarë nga media të shumta që shkruajnë se foshnja është një djalë, rreth 2-muajsh dhe i veshur mirë. Ai ishte mbuluar me kartonë pranë koshit, por macja që e kishte gjetur, e kishte ngrohur trupin e saj për orë të tëra. Një prej banorëve të zonës zbuloi fëmijën që po qante pranë maces dhe njoftoi urgjencën. Edhe pas ardhjes së ambulancës dhe mjekëve, macja nuk donte të largohej nga vogëlushi. Mjekët thanë se jeta e fëmijës së shtruar tashmë në spital nuk ishte në rrezik. Policia është duke kërkuar prindërit e foshnjës, të cilët rrezikojnë dënimin. Ne linkun me poshte mund te shihni edhe pamjet e foshnjes...

https://www.youtube.com/watch?v=vd0vIXUaizI#t=42

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI