Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Gruaja i përgjigjet letrës së prostitutës dhe burrit të saj

Lapsi.al 22 January 2015
Gruaja i përgjigjet letrës së prostitutës dhe burrit të

Letra e një prostitute, gruas së një klientit të saj, e publikuar në edicionin amerikan të reviztës “Vice” ka shkaktuar një debat të madh në opinionin publik. April Adams, ky është emri i punëtores së seksit që tregonte se burrat vrapojnë tek seksi me pagesë sepse shpesh gratë nënvlerësojnë dashurinë në aspektin fizik. Megjithatë, ajo siguron se prostitucioni nuk e vë në krizë një lidhje martesore. Madje: “është baza e shumë martesave të shëndosha, ndaj rri e qetë” – shkruante ajo.

“Vanity Fair” sot ka publikuar përgjigjen e një gruaje që ka mbetur e goditur nga mënyra e arsyetimit të April Adams. Gruaja është anonime dhe ka shkruar këtë letër, por duke iu drejtuar burrit të saj.

“E marr me mend se April di shumë gjëra mbi burrat, por nuk di, për shembull, se unë dhe ti, në mbrëmje, tani, në vend që të bëjmë dashuri, lexojmë së bashku një përrallë për të voglin tonë Mattia që na merr 30 minuta të gjata që ta zërë gjumi me të tijat: “Përse mami? Përse babi?”. Seksi, apo jo?

Ajo nuk e di që ndërsa unë mbaroj së rregulluari shtëpinë, ti lan pjatat dhe kur duam të shohim së bashku, pjesën e parë të “Fargo”, në krevat unë bie në gjumë pas 3 minutash dhe ti pas 5, ndoshta.

Besoj se shëndeti i një marrëdhënieje varet nga komponentët e përbashkët të një çifti. Mendoj se të shkruaj këtu një frazë të tipit: “Ai shkon me një prostitutë sepse ti nuk bën dashuri me të 3 herë në javë” është pak ofenduese, jo vetëm për gratë. Nuk jetojmë në vitin 1910 ku gruaja kishte për detyrë të mbante pastër shtëpinë për të kënaqur burrin. Preferoj të mendoj se ne kënaqim njëri tjetrin duke e ndihmuar atë"./lapsi.al/

Klikoni këtu lexoni letrën e prostitutës që nxiti debatet: http://www.lapsi.al/stil/2015/01/20/letra-e-nj%C3%AB-prostitute-p%C3%ABr-gruan-e-klientit-t%C3%AB-saj#.VMFadiynVh8

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI