Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Britani/ Merr të dashurën në shtëpi. E dini çfarë bëri gruaja...

Lapsi.al 30 January 2015
Britani/ Merr të dashurën në shtëpi. E dini

E kishte marrë të dashurën në shtëpinë e tij, ku jetonte me gruan dhe dy vajzat. Por, ishte gruaja ajo që i tregoi për tradhtinë e të dashurës me të tjerë. Ai u hakmor në një mënyrë gjithashtu mjaft erotike. Pasi i vodhi profilin në Facebook, Kevin Hoëlett nisi tu dërgojë foto nudo të të dashurës miqve të saj në rrjetet sociale. Kjo ka bërë që mes tyre të nisë një proces gjyqësor.

Historia

Historia nisi, ashtu si shpesh herë, pikërisht në Facebook. Të dy u njohën në rrjetin social dhe më pas vendosën të takohen. Pasi takoheshin vend e pa vend, burri vendosi të mbledhë dy gjysmat e tij më të mira poshtë një çatie. Gjithçka ndodhi në qytetin Darlington, në Britaninë e Madhe. Idili mori fund pas pak kohësh pasi gruaja e tij Linda e informoi për ato që e dashura bënte pas krahëve. Ai vendosi të hakmerret duke i shpërndarë në internet fotot nudo. Historia e të dyve përfundoi këtu pasi e dashur mblodhi rrobat dhe u nis për në Nottingham, larg familjes Hoëlett. Tashmë Kevin ka dalë para gjykatës pasi u denoncua nga e dashura. Ai tha se ndihej i pikëlluar për që kishte bërë. Më 18 shkurt është seanca e rradhës./lapsi.al/

Të këshilluara

Gabimet në një puthje

Puthja është gjendja fizike e poezisë! Patjetër se keni përjetuar puthje të tmerrshme. Kjo zakonisht ndodh prej gabimeve të m...

10:54

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI