Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

New York Times 1911/Shqiptarët janë rraca më e bukur në Evropë

Lapsi.al 2 February 2015
New York Times 1911/Shqiptarët janë rraca më e bukur në

“Shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë”. Ky është konkluzioni i një shkrimi në New York Times, publikuar më 21 maj të vitit 1911, që sillet tashmë sërish në vëmendje. “Fizikisht shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë. Gratë shqiptare janë shumë të bukura, me flokë të errëta dhe nganjëherë sytë e tyre janë gri. Ecja e tyre është një kënaqësi për t’u parë, e kështu janë edhe vallet e tyre. Herën e parë që pashë vallen shqiptare, më dhanë një kënaqësi të veçantë”, shkruhej në New York Times. Artikulli vlerëson edhe kërcimet tradicionale shqiptare, por nuk lë pas as bukurinë fizike dhe inteligjencën e meshkujve shqiptarë. “Lëvizjet janë elegancë dhe tregojnë forcë. Po ashtu, ato janë shumë të bukura dhe shumë të talentuara. Ata janë si skocezët në shekullin e XVII. Me këtë kuptoj që janë raca më e mirë nga inteligjenca dhe fiziku në Ballkan. Nëse shkoni në Kostandinopojë, ju do të gjeni se njerëzit më të mirë, jo vetëm ushtarët, por edhe zyrtarët janë shqiptarë”, thuhej në shkrim.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI