Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kujdes! 10 dhuratat që nuk duhet të bëni këtë Shën Valentin

Lapsi.al 2 February 2015
Kujdes! 10 dhuratat që nuk duhet të bëni këtë Shën

"Dhurata" si shprehja e dashurisë me anë të një të një shkrimi në murin e banesës apo makinës do ta vinte ne siklet personin që i drejtohet. Kafshët shtëpiake janë konsideruar si një dhuratë e papërshtatshme për Shën Valentin, sidomos nëse ajo (ose ai) nuk i pëlqen kafshët pasi kjo është dhurata me e keqe që mund t'ia bëni në 14 shkurt. Tjetër dhuratë që është konsideruar e papërshtatshme për partneren (ose partnerin) në 14 shkurt janë dhe arushat e pellushit pasi duken si një dhuratë e dështuar, e minutës së fundit sidomos arushat prej pellushi me një zemër. Vetëm nëse jeni 12 vjeç do të ishte e përshtatshme një dhuratë e tillë. Tjetër dhuratë e keqe do të ishte dhe kremi për rrudhat dhe anti-celulit edhe pse mund të keni pasur padyshim një qëllim të mirë, rezultati do të dalë me një humor por negativ për marrësin. Ndër dhuratat e papërshtatshme janë dhe parfumet për partneret dhe veshjet (ato me ulje çmimi sidomos) pasi do të ishin si një dhuratë vulgare. Një tjetër gjë që nuk duhet bërë për Shën Valentinin në 14 shkurt, është dhënia e unazës së martesës dhe propozimi partneres ose partnerit. Ju mund t'ia bëni çdo ditë tjetër por jo në këtë ditë. Dhurata të tjera të papërshtatshme janë dhuratat shëndetësore si trajtuesi për këmbët, pajisje masazhi ose pajisje terapie. Gjithashtu në këtë ditë nuk mund të dhuroni çokollata të zakonshme, mund t'i dhuroni vetëm nëse janë të veçanta dhe të bëra me porosi. E papërshtatshme do të konsiderohej dhe dreka ose darka në një fast-food, në ditën e Shën Valentinit.

1. Shprehja e dashurisë me anë të shkrimit në murin e banesës apo makinës

2. Kafshët shtëpiake sidomos nëse partnerja ose partneri nuk i preferojnë

3. Arushat prej pellushi (sidomos ata me zemër) do të dukej si një dhuratë e dështuar e minutës së fundit

4. Kremrat për rrudha dhe anti-celulit

5. Parfumet

6. Veshjet dhe rroba gjumi për partneren (sidomos ato me ulje çmimi)

7. Dhënia e unazës së partneres është konsideruar e papërshtatshme për Shën Valentin

8. Pajisje për trajtim, masazh për këmbët

9. Çokollatat e zakonshme. (Mund t'i dhuroni vetëm nëse janë të veçanta dhe të bëra me porosi)

10. Ushqimi në Fast-Food

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI