Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Zbulime interesante tek arrat

Lapsi.al 26 October 2014
Zbulime interesante tek arrat

Arra është një afrodiziak natyral, përmban vitamina B1 dhe B2, që i japin energji trupit dhe elemente vitale që janë të domosdoshme për zhvillimin e gjëndrave seksuale. Arrat janë të pasura me zink, i cili është i rëndësishëm për aktivitetin normal seksual dhe funksionimin e prostatës. Ka aktivitet të zgjeruar në kombinim me mjaltë, e cila është gjithashtu e pasur në vlera ushqyesve të rëndësishme për shëndetin riprodhues mashkullor. Është dëshmuar se nuk ka përgatitje farmaceutike që mund të matet me efikasitetin e këtij kombinimi. Gjithashtu, mjalti dhe arrat janë të mira për uljen e presionit të lartë të gjakut dhe trajtimin e dhimbjeve të kokës.

Kombinimi kundër anemisë

Nëse jeni anemik ose ndiheni të lodhur, kjo përzierje mund të ju ndihmojë. Përzieni një gjysmë kile mjaltë nga livadhi, një gjysmë kile arra të bluara dhe një limon. Të gjitha këto vendosni në një enë dhe i përzieni mirë. Konsumoni një lugë çaji nga kjo përzierje çdo 3-4 orë.

Arrat jeshile për gjëndra tiroide

Arrat e porsaformuara jeshile janë të pasura me komponentët kryesorë për ndërtimin e hormoneve tiroide, me jod dhe tiroksinë. Në studimet klinike është konfirmuar se vaji i arrës së gjelbër në mënyrë të konsiderueshme rrit nivelin e tiroksinës. Arrat jeshile janë gjithashtu të përshtatshme për trajtimin e hipotiroidizmit (një gjendje në të cilën gjëndrat tiroide nuk prodhojnë hormone të mjaftueshme) në mënyrë natyrale. Përzieni arrat jeshile të bluara me mjaltë dhe lëreni të qëndrojnë për 30 ditë në një vend ku nuk ka shumë ndriçim. Merrni një lugë çaji të kësaj përzierje për çdo ditë.

Qumështi i arrës kundër ulcerës

Qumështi i arrës përshpejton shërimin e ulcerës gastrike. Për të përgatitur përbërjen, përzieni 20 gramë arra të bluara me dy decilitra ujë të valë. Tundeni masën mirë dhe i shtoni një lugë gjelle mjaltë. Para çdo racioni, merrni 5-6 lugë çaji nga kjo përbërje./lapsi.al/

Të këshilluara

Pse qajnë bebet?

Një fëmijë i vogël qan kur diçka nuk shkon mirë, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të kërkua...

09:27

Studentes së dehur i ngec koka

Një studente e dehur është shpëtuar nga zjarrfikësit pasi ka ngecur në një bankë shishesh teksa po “shikonte p&eum...

22:40

Pse tradhëtojnë femrat?

Cilat janë motivet që shtyjnë femrat për të transformuar ëndrrën e ndaluar në realitet? Nëse meshkujt kërkojn&...

11:23

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI