Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Monika Levinski: Une e doja Klintonin

Lapsi.al 21 October 2014
Monika Levinski: Une e doja Klintonin

Monica Lewinsky deklaroi gjatë një fjalimi e mbytur në lot, se ajo kishte rënë në dashuri me Bill Clinton. Ajo përshkroi dhimbjen e madhe që ndjeu kur u bë figurë e një skandali seksual dhe e poshtërimit botëror. Lewinsky e përshkroi veten si "personi i parë, reputacioni i të cilit u shkatërrua plotësisht në të gjithë botën nëpërmjet internetit" dhe foli për rolin e saj në çështjen që pothuajse i dha fund presidencës së Clinton-it.

"Unë rashë në dashuri me shefin tim, ashtu siç do bënte çdo 22-vjeçare”, tha  ajo në mbledhjen e organizuar nga revista e biznesit “Forbes”. "Por shefi im ishte President i Shteteve të Bashkuara. Në vitin 1995 kemi filluar një lidhje që zgjati për dy vjet. Në atë kohë, kjo ishte gjithçka për mua, ishte pjesa më e bukur. E keqja ishte se kjo pjesë u bë publike, publike si një hakmarrje”, shtoi ajo.
 
Lewinsky ishte një praktikante në Shtëpinë e Bardhë, kur çështja e saj me njeriun më të fuqishëm në botë, filloi dhe u bë publike. Mbulimi mediatik i skandalit seksual, u ushqye nga thashetheme online në atë që Lewinsky e quajti "një fenomen viral që ishte momenti i parë i vërtetë mediave sociale". 
 
"Duke qëndruar para ekranit  të kompjuterit, kam kaluar ditën duke thirrur, “O Perëndia ime” dhe “ Nuk mund ta besoj që thonë kështu”, apo “Kjo s’ka lidhje fare”. Këto ishin ato që më çonin drejt mendimit “unë dua të vdes”.
 
Lewinsky rrëfeu për “Forbes” se kishte momente që donte të vriste veten, dhe kjo për të ndryshuar atë kulturën e internetit, që shkatërron dhe poshtëron njerëzit në sy të publikut. 
 
"Ajo që unë dua të bëj tani është që të ndihmoj viktimat e tjera që i kanë mbijetuar një turpi të tillë. Unë dua të vë në përdorim vuajtjet e mia dhe të jap mësime për të kaluarën time", u shpreh Lewinsky.
 
Ajo  ka kaluar për vite me radhë jashtë syve të publikut, por kohët e fundit ka filluar, të bëjë disa hapa në jetën publike. Lewinsky u bashkua në rrjetin social Twitter të hënën në mëngjes, dhe brenda disa orëve arriti 16.000.

Të këshilluara

Tuna probleme me lëkurën

Duket aq perfekte në videoklipe e fotografi profesionale, sa të krijohet bindja që Tuna është femër pa defekte. Por, në t&eum...

11:38

Çiljeta shtatzënë...

Ky titull provokoi jo pak mediat online. Por ne të lapsi.al po jua themi që në fillim. Nuk ka ende asgjë të sigurtë nëse k&eu...

11:32

Vedat Ademi i prek gjoksin Xhulietës

Të prekësh gjoksin e të dashurës tënde është kënaqësi, por të prekësh gjoksin e Xhulietës është fat! Këtë shprehje duket se po e "shfrytëzon" edhe Vedat Ademi i...

10:03

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI