Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

“Spice girls” janë gati të rikthehen

Lapsi.al 7 October 2014
“Spice girls” janë gati të rikthehen

Këtë herë është Emma Bunton që ka ndezur një “dritë shprese” për fansat e tyre nostalgjikë. Rikthimi i “Spice girls” në vitin 2015 duket një gjë jo dhe aq e largët. “Shkëmbejmë vazhdimisht e-mail dhe flasim- ka thënë kantautorja britanike duke pranuar për “Daily Mail” mundësinë e kthimit të grupit në skenën ndërkombëtare.

Kanë kaluar tashmë 13 vjet nga tërheqja e tyre dhe në gjithë këtë kohë nuk kanë munguar zërat, asnjëherë të konfirmuar me fakte se një bashkim i mundshëm mund të shoqërohet me një hit muzikor dhe një tur botëror. E vetmja shfaqje e tyre ishte në hapjen e Lojërave Olimpike në Londër. “Sa herë që shoh performancën tonë të fundit ndjehem e lumtur” - është shprehur “Baby Spice”. “Nuk kishim bërë asgjë bashkë prej shumë kohësh dhe ishte e mrekullueshme” – tha ajo. Pas Mel C, që ishte besuese për një rikthim të “Spice Girls” edhe Mel B, sot në jurinë e “X-Factor UK” tashmë edhe Emma Bunton ngacmon fantazinë e fansave.

Kuptohet që impenjimet e tyre janë të shumta. Fëmijët, puna, projektet që e bëjnë të vështirë një takim është edhe deklarata e Victoria-s që pas Olimiadës tha se do ta braktiste komplet muzikën për t’iu përkushtuar modës dhe “DVB style” markës së krijuar nga burri i saj David Beckham./lapsi.al/

Të këshilluara

“Kallashi” provokon nudo

Balerina Donjeta Kosumi, e njohur me emrin artistik “Kallashi”, vazhdon të mbajë “gjallë” fansat e saj duke publikuar fot...

16:33

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI