Flash

Pse ndryshoi pas martese Albin Kurti?

Lapsi.al 12 September 2014
Pse ndryshoi pas martese Albin Kurti?

Në Kosovë të gjithë flasin për hyrjen në qeveri të Albin Kurtit. Lideri i “Vetëvendosjes” la mënjanë ato që kishte thënë për Isa Mustafën, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn dhe nënshkroi marrëveshjen me ta. Mes shumë analizave tek gazetat e Prishtinës ka tërhequr vëmendje edhe shkrimi i gazetarit Lavdrim Lita i cili ka parë se Albin Kurti ka ndryshuar pas martesës me norvegjezen Rita Augestad Knudsen.  

“Albin Kurti i është imponuar mjedisit politik shqiptar me forcë dhe jo me dashuri. Me forcën e aksionit dinamik dhe jo të arsyes. Ai të krijon jo vetëm simpati, por dhe frikë… Pas vendimit për t’u martuar, Albin Kurti ka vendosur dy ditë më parë edhe firmën e parë në një marrëveshje politike, duke bërë një hap përpara në normalizimin e Lëvizjes “Vetëvendosje”. Pas kësaj marrëveshje, Albin Kurti dhe VV-ja janë të dënuar të heqin nga fjalori politik tezën “kundër” dhe marrë përsipër një sipërmarrje të re politike me LAN-in.  Albin Kurti, pas marrjes së pushtetit të “Vetëvendosjes” në Komunën e Prishtinë, po ngjitet vetë në pushtetin tundues të politikës së madhe.
Tundimet për Albin Kurtin dhe njerëzit e “Vetëvendosjen” do të jenë të mëdha dhe të pashmangshme. Filozofia e rezistencës ndaj tundimeve është e papajtueshme me forcën gravitacionale të pushtetit dhe është çështje kohe, kur skandali do të përfshijë VV-në, por kjo do ta bëjë edhe më normale në skenën politike shqiptare
- shkruan Lavdrim Lita.

Të këshilluara

Miley Cyrus, nudo në dush

Është ndoshta fotoja e 100-të me “drita të kuqe” për Miley Cyrus. Këngëtarja ka shpërndarë në Inst...

15:39

Vildane Zeneli provokon sërish

Ajo është një prej modeleve shqiptare më seksi. Jo në pak raste, fotot e saj provokuese kanë bërë xhiron e botës. D...

22:00

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI