Flash

SMS –të e vërteta të Bleona Qerretit me Saimir Tahirin, pas vjedhjes së bizhuterive me vlerë 500 mijë euro

Lapsi.al 7 September 2014
SMS –të e vërteta të Bleona Qerretit me Saimir Tahirin, pas

Sajesa e krijuar nga mediat sociale për një komunikim mes saj dhe Ministrit të Brendshëm i ndolli një komunikim prej vërteti me të. Bleona Qerreti rrëfen se asaj i është dashur të këmbejë sms me ministin Tahiri, pasi në Milano i kishin vjedhur pasaportën dhe disa bizhuteri me vlerë 500 mijë euro dhe kishte vështirësi për t’u kthyer në Tiranë. Këngëtarja do të udhëtonte nga Milano për në Moskë, për të marrë pjesë në një koncert. Por makina e saj e marrë me qera atje ka rënë pre e disa grabitësve mesnatën e të premtes. Në bagazh ajo kishte bizhuteri, që sipas saj arrijnë vlerën e 500 mijë eurove dhe pasaportën. Kur ka konstatuar vjedhjen e pasaportës, ajo ka vënë në dijeni konsullatën tonë në Milano, që ka mundësuar kthimin e saj në Shqipëri. Por Bleonë si duhej me patjetër të ishte në koncertin e Moskës, siç rrëfen ajo për Gazetën Shqiptare. Ndaj ka telefonuar Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati për ndimë. Pasi nuk ka marrë përgjigje prej tij, ka vendosur të kontaktojë me sms me ministrin Tahiri. Në mendje i ka vajtur menjëherë thashethemi i përhapur në rrjetet sociale për një komunikim provokues mes saj dhe ministrit, që rezultoi sajesë. “Duket sikur sajesa e krijuar ma ndolli komunikimin me të në këtë moment, ndaj edhe mesazhin e nisa: Përshëndetje zoti Ministër! Jam Bleona Qerreti, e vërtetë këtë herë. Kam nevojë për ndihmën tuaj”. Bleona thotë se ky ishte komunikimi i saj i parë me ministrin dhe se ai u tregua burrë zotëri, duke i vënë në dispozicion stafin e tij për t’i zgjidhur punë, ndonëse ka qenë ditë e shtunë. Më pas, këngëtarja është ndihmuar edhe nga stafi i Ministrisë së Jashtme, për të marrë pasaportë shërbimi, siç thotë ajo dhe për t’u nisur drejt Moskës. Veç peripecive, kjo histori e saj duket se vërtetoi thënien, “ku ka zë, s’është pa gjë”.

Të këshilluara

Rama, xhiro me Zahon në bregdet

Menjëherë pas kthimit nga samiti i NATO -s, kryeministri Rama ka vendosur të kalojë pak kohë me familjen. Për t’ua treguar k...

17:52

Psherëtima për dasmën e Erionit

Pas disa ditësh, ministri Veliaj martohet me Ajolën, por do të jetë në krye të detyrës deri në momentin e fundit, që...

07:26

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI