Flash

Jennifer Lopez s’ka fat në dashuri

Lapsi.al 3 September 2014
Jennifer Lopez s’ka fat në dashuri

Ajo është një nga femrat më seksi të botës, por është e pafat në dashuri. Jennifer Lopez mban mbi supe tre divorce dhe një fejesë të dështuar. Megjithatë asgjë nuk ka arritur t’ia shuajë optimizmin. Në një intervistë për revistën Elle UK, Lopez shprehet se nuk ka hequr dorë së kërkuari “Princin e Kaltër” dhe do t’i bëjë gjithmonë sytë katër deri sa ta gjejë. “Unë akoma besoj në dashuri. Ai është akoma diku atje. Thjesht më duhet ta gjej”, - u shpreh 45 –vjeçarja. Lopez, nënë e dy fëmijëve Max dhe Emme, u poshtërua në publik dy muaj më parë kur partneri i saj 27 -vjeçar, Casper Smart, e tradhëtoi me një “trans”. Megjithëse i mohoi të gjitha pretendimet në media, Lopez i dha fund menjëherë marrëdhënies me partnerin e saj. “E keni vënë re që kam bërë gabime. Nxitohem, injoroj të gjithë sinjalet. Është e vështirë. Lëndohem shumë, por e bind që të nxjerr mësim. Megjithë lëndimet jam e bindur që mund të ngjitem më lart. Do të vijë koha kur gjithcka që do të bëj do të jetë e drejtë dhe pa gabime” -tha Lopez, duke theksuar se do të vijë dita kur edhe ajo të ketë fat në dashuri.

Të këshilluara

Të shkruash shqip si Emina

Modelja e njohur shqiptare, e cila shfaqet rregullisht në pasarelat dhe kopertinat botërore të modës, sigurisht di të po...

09:49

Ju prezantojmë Mariana Rodriguez

Emri i saj nuk thotë gjë por mbiemri mund të jetë një garanci. Mariana Rodriguez, 24 vjeçare, me origjinë venezueljane dhe ...

10:30

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI