Flash

Presidenti francez sërish në telashe. Ish -e dashura publikon librin për jetën e përbashkët në pallatin Elize

Lapsi.al 3 September 2014
Presidenti francez sërish në telashe. Ish -e dashura publikon librin

Problemet për presidentin francez François Hollande nuk kanë të sosur. I gjithë shtypi serioz dhe rozë në francë, po publikojnë pasazhe nga libri i të dashurës së tij, që e nxijnë edhe më figurën e kreut të shtetit. Gjatë gjithë ditës së mërkurë dhe të enjte gazetat në Francë kanë publikuar pasazhe për momentin e ndarjes, për tentativa për vetëhelmim, për  bisedat në dhomën e gjumit, për mendimet që Hollande ka për  të varfrit, që ai thotë se i mbështet etj.

Nuk mjaftojnë telashet me ndryshimet e fundit në qeveri, as ato me rënien e kurbës së papunësisë, as ato me uljet katastrofale të popullaritetit: Por Hollande tani është vënë në qendër të vëmendjes edhe për afera që kanë të bëjnë me jetën e tij sentimentale. Këtë herë është ish e dashura e tij, gazetarja Valérie Trierëeiler, me të cilën jetoi për një vit e gjysëm në pallatin Elize, ajo nga e cila po vjen problemi. Që prej kësaj të mërkure, i gjithë shtypi francez fliste për librin e ish të dashurës së Hollande, që prej 4 shtatorit, në libraritë e Parisit. Valerie tregon detajet e jetës në pallatin presidencial që nga momenti i fitores së Hollande e deri në ndarjen e tyre kur një revistë rozë publikoi fotot e tij me të dashurën e re.

Libri prej 330 faqesh i ish të dashurës së Hollande, gazetare të revistën “Paris match » titullohet “Faleminderit për këtë moment”(Merci pour ce moment, Les Arènes).

Natyrisht pjesa që pritet më me interes në këtë rrëfim është moment i ndarjes presidenciale, mënyra sesi Valeria e ka pritur publikimin e fotove të presidentit me aktoren Julie Gayet dhe lidhjen e tyre të  fshehtë.

Menjeherë pasi u morr vesh lajmi se revista “Closer” do të publikonte fotot e tradhëtisë së Holande, Valeria i kërkoi atij që të flisnin për tu sqaruar. Ja si e tregon ajo këtë episod në libër:

“Unë ngjita me shpejtësi shkallët që të conin në apartamentin privat. Francois ndodhej ndërkohë në dhomë...Ne u ulëm mbi shtrat. Sejcili nga ana ku e kishte zakon të flinte. Unë nuk arrita të shqiptoj vecse një fjalë

-Po tani?

-Tani, është e vërtetë-tha ai.

 -Cfar është e vertetë, ti fle me atë vajzë?

-Po pranoi ai- duke u shtrirë përgjysëm dhe duke u mbështetur në parakrahë.

Ne jemi të dy ngjitur e ngjitur në atë krevat të madh. Nuk arrij ta kap vështrimin e tij që më fshihet. Një mori pyetjesh më vërshojnë në kokë...

-Si ndodhi? Përse? Sa kohë ka?

-Një muaj pretendon ai.

-Unë qëndroj e qetë, ndryshe nga  sa u shkrua më pas, se kisha ulëritur dhe kisha thyer të gjitha qelqurinat, duke më veshur miliona euro dëme.

Gënjeshtrat e tij dalin njëra pas tjetrës. Në fillim një muaj. Pastaj thotë se lidhja është më e vjetër, tre muaj, gjashtë deri sa e pranon se zgjat prej një viti” (faqe 17 e librit “Faleminderit për këtë moment”).

Në shtypin francez janë botuar edhe pasazhe të tjera nga libri që po cmend presidentin. Aty përshkruhet një njeri që i përcmon të varfrit duke i etiketuar si njerëzit pa dhëmbë në gojë, ndërkohë që Hollande është paraqitur në publik me sloganin: “Unë nuk i dua të pasurit”. Aty bëhet aluzion për një president aspak të virtytshëm që e kish mendjen të shkonte për të bërë seks në fshehtësi, ndërkohë që duhej të udhëhiqte dy luftra.

Aty përshkruhet gjithashtu edhe momenti kur Valérie Trierweiler nuk e përballoi dot lajmin e ndarjes dhe shkoi të pinte një grusht me ilace gjumi për tu vetëhelmuar.

Të gjitha këto rrëfime si dhe evokimi i historisë së tij të re me aktoren Julie Gayet e kanë rikthyer në skenë fejtonin dashuror të presidentit francez.

Revista "Paris Mathch" ku punon si gazetare ish e dashura e Hollande. Ne kete reviste u botuan fillimisht pasazhet shokuese te librit "Faleminderit per kete moment".

Edhe këtë verë shtypi është marrë shumë me fejtonin e jetës së re sentimentale tëpresidentit, revistat rozë kanë botuar foto dhe kopertina me historinë e lidhjes së tij, por libri i ish të dashurës, pritet të bëjë një bujë të madhe. Tirazhi i tij i parë është shtypur në 220 mijëkopje dhe deri të martën në mbrëmje është mbajtur në një sekret të plotë, aq sa askush nuk ka arritur ta lexojë. Vetm sot në mediat e Paristit, po botohen pasazhet e para që pritet nëkrijojnë një zhurmë të re në Francën e cila nuk është e mësuar me kuriozitetet për jetën sentimentale të udhëheqësve të saj.

Të këshilluara

Të shkruash shqip si Emina

Modelja e njohur shqiptare, e cila shfaqet rregullisht në pasarelat dhe kopertinat botërore të modës, sigurisht di të po...

09:49

Ju prezantojmë Mariana Rodriguez

Emri i saj nuk thotë gjë por mbiemri mund të jetë një garanci. Mariana Rodriguez, 24 vjeçare, me origjinë venezueljane dhe ...

10:30

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI