Flash

A ka shqiptare që do blejnë fustanet e Victoria Beckham në 20 gusht

Lapsi.al 9 August 2014
A ka shqiptare që do blejnë fustanet e Victoria Beckham në 20

Victoria Beckham ka vendosur të nxjerrë në shtije 600 veshje të saj, të ardhurat e së cilës do të shkojnë për rastin Besser. Secila veshje e Beckham ka rëndësinë e saj të veçantë, ajo madje do të shes edhe fustanin që e ka veshur në takimin e parë më futbollistin David

Gjithçka ka lindur nga një udhëtim i ish-Posh Spice në shkurt të këtij viti në Afrikë, ku ka njohur Mitch Besser, themeluese e “mothers2mothers”, një organizatë jofitimprurëse për nënat e prekura nga virusi HIV. “Mitch Besser është gruaja më e jashtëzakonshme që kam njohur. Kur u ktheva në shtëpi hapa gardërobën time dhe thashë çfarë mund të bëj?”, thotë Victoria Beckham.

Ajo ka përzgjedhur 600 veshje nga gardëroba e saj dhe ka menduar që t’i shesë, ku të gjithë të ardhurat do të shkojnë për rastin Besser. Secila prej veshjeve është e lidhur me një moment të veçantë të Beckham, një fustan i një sfilate në Paris në 2007, një fustan që Victoria ka veshur gjatë një shfaqjeje teatri ku luante Kate Holmes në 2008, një fustan që ajo ka veshur në shopping në Nju Jork në 2012. Gjithashtu, edhe fustani që ka veshur në takimin e parë me David do dalë në shitje. Blerja e veshjeve do të bëhet online përmes site “The Outnet” duke filluar nga 20 gushti. Ende nuk dihet nëse do të ketë femra shqiptare që do të blejnë në këtë ankand online.

Të këshilluara

Më e bukura e Malësisë

Ajo është "Miss Malësia 2014". Elisabeta Pllumi, nga Shkreli i Malësisë së Madhe u kurorëzua në konkursin e p&...

16:31

Afërdita Dreshaj, fanse e CR7

Këngëtarja Afërdita Dreshaj është fanse e Christiano Rolando -s. Bukuroshja u shfaq si mbështetëse e yllit portugez në s...

17:35

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI