Flash

Tradhëti në Pallat - Tjetër libër mbi prapaskenat e Pallatit Mbretëror Anglez

Lapsi.al 4 August 2014
Tradhëti në Pallat - Tjetër libër mbi prapaskenat e Pallatit

Ish sekretari për mediat i Mbretëreshës së Anglisë së shpejti do të bëjë publike në një libër, sekrete rreth martesës së princit Charls me Dianën. Prej 12 vjetësh Përgjegjës i Zyrës Mbretërore të Shtypit, Dickie Arbiter, mendohet se në kujtimet e tij do të japë shumë detaje edhe për prishjen e dy martesave të tjera mbretërore.   Raportohet se Princi është “tërbuar” për atë që ai e quan tradhëti nga një mik. Një burim nga Pallati, për Sunday Mirror thotë: “Charles është tërbuar. Ai burrë ishte një mik i besuar.” Libri - On Duty with the Queen (Në detyrë për Mbretëreshën), i botuar nga Blink Publishing – premton të tregojë se si ishte jeta në “prapaskenë”gjatë periudhës që Arbiter punonte në Pallat në “kohën më të turbullt në historinë modern të monarkisë britanike.” Arbiter,  një zyrtar i respektuar mbretëror në të gjithë  botën, kishte refuzuar më parë oferta të panumërta për të shkruar kujtimet e tij. Ai ka punuar në Pallat midis viteve 1988 dhe 2000. Ai ishte dëshmitar i prishjes së martesës mes Princit Charles dhe Dianës si dhe marrëdhënien e fshehtë me Camilla Parker-Bowles. Ai gjithashtu punonte për Pallatin ditën kur Diana humbi jetën në një aksident në Paris.

Të këshilluara

Më e bukura e Malësisë

Ajo është "Miss Malësia 2014". Elisabeta Pllumi, nga Shkreli i Malësisë së Madhe u kurorëzua në konkursin e p&...

16:31

Afërdita Dreshaj, fanse e CR7

Këngëtarja Afërdita Dreshaj është fanse e Christiano Rolando -s. Bukuroshja u shfaq si mbështetëse e yllit portugez në s...

17:35

Një super mama si Gisel

Më në fund me pushime! Finalmente de férias!'  Pushimet e Gisele Bundchen vijnë vetëm pak ditë pasi Vogue raportoi se ...

14:28

Theron dhe Penn drejt altarit

Me sa duket thashethemet për  një fejesë të mundshme të Charlize Theron dhe Sean Penn janë të vërteta. Aktorja e ...

11:52

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI