Flash

Michael Douglas: Kancerin e gjuhës nga seksi oral

Lapsi.al 29 July 2014
Michael Douglas: Kancerin e gjuhës nga seksi oral

 Catherine Zeta-Jones( ne foton e madhe) thotë se ajo u çorodit plotësisht kur mësoi se bashkëshorti i saj u diagnostikua me kancer. Michael Douglas u diagnostikua me fazën 4 të kancerit të gjuhës në vitin 2010, pasi u keq diagnostikua “jo një”, “jo dy”, por “tre herë” .

Duke folur në një konferencë mjekësore këtë javë në New York, Catherine pranoi se e pati shumë të vështirë të mësohej me idenë. Aktorja 44 vjeçare i tha këto përballë një audience prej 3000 mjekësh. 

Catherine dhe Michael Douglas – të cilët kohët e fundit u ribashkuan pas një ndarje të përkohshme një vjeçare – foli në ceremoninë hapëse të kongresit të pestë të shoqërive të Federatës Ndërkombëtare të Onkologjisë së Kokës dhe Qafës.

Michael Douglas, 69 vjeç, baba i dy fëmijëve 11 dhe 13 vjeç nga martesa me Catherine, është çliruar nga kanceri që nga janari i vitit 2011. Fillimisht ai lajmëroi se vuante nga kanceri në fyt dhe vetëm tre vjet më pas, në 2013 tha se në fakt ai ishte diagnostikuar me kancer të gjuhës. Duke folur në konferencë për eksperiencën e tij ai tregoi se si, pas sugjerimit të mjekut, i ishte dashur të bënte një komunikim për publikun në lidhje me sëmundjen e tij. Në atë kohë ai ishte në turin promovues të filmit “Wall Street: Money Never Sleeps”dhe operacioni të cilit do t’i duhej t’i nënshtrohej mund të kërkonte heqjen e një pjese të gjuhës dhe nofullës, duke i prekur seriozisht karrierën. 

Të këshilluara

Theron dhe Penn drejt altarit

Me sa duket thashethemet për  një fejesë të mundshme të Charlize Theron dhe Sean Penn janë të vërteta. Aktorja e ...

11:52

Tre vite me dhe pa Amy-n

Sot, më 23 korrik, bëhen tre vjet që kur këngëtarja britanike, Amy ëinehouse, është ndarë nga jeta. Aji u gjend e v...

18:28

Edhe Era ka nevojë të freskohet

Pas dehjes që shkaktoi me këngën e saj, "E dehun", Era Istrefi ka shkuar në plazh të pushojë. Ka nevojë edhe Era t&...

15:38

Rita Ora, me një version seksi

 Rita Ora shumë shpejt do të sjellë edhe videon e saj më të re. Disa nga fotot e këtij klipi tashmë janë duke qa...

11:21

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI