
Një hotel pranë pedonales së qytetit të Shkodrës është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Tre mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Mbeten ende të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit në hotel.