
Kryeministri Edi Rama ka larë duart me skandalin e SHISH dhe masën e sigurisë ndaj ish-drejtueses së institucionit, Vlora Hyseni.
Rama u shpreh se çështja është krejtësisht individuale e Hysenit dhe se është çështje e saj me drejtësinë.
“Kjo është një çështje individuale e ish-drejtueses së SHISH Vlora Hyseni. Kur ajo është emëruar, ka pasur referenca tepër të mira dhe nga partnerët ndërkombëtarë.
Kryeministri nuk mund të hyjë dot në lakminë personale të njerëzve që janë rreth tij. Drejtësia sot vendos mbi çdokënd”, tha Rama.