
Futbolli ka mbushur “Air Albania”-n, por vëmendjen e qindra tifozëve që po ndjekin Shqipëri–Bjellorusi, e kanë tërhequr dy pankarta me mesazhe për zhvillimet më të nxehta politike të ditëve të fundit. Në një prej tyre lexohet “Arrestoni Ramën”, e shoqëruar nga figura e flamingos, simbol që është përdorur gjatë protestave të fundit kundër qeverisë. Veç saj tifozët nisën të brohorasin në kor: Rama jepe dorëheqjen.

Në një tjetër tribunë është shfaqur mbështetje për katër ish-krerët e UÇK-së, pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
“Prangat e përkohshme, historia e përjetshme”, shkruhet në banderolën e ngritur nga tifozët.
