
Kryeministri Edi Rama ka përfunduar vizitën në Shtetet e Bashkuara dhe pritet të kthehet nesër në Tiranë, pas pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, sapo të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza”, Rama do t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh nga salla e shtypit.
Ora e adresimit nuk është përcaktuar ende, pasi nisja nga aeroporti JFK në New York mbetet e pasigurt për shkak të motit të keq. Kryeministria bëri të ditur se orari i saktë do të njoftohet nesër paradite, sapo të konfirmohet udhëtimi drejt Tiranës.